Neymar dhe Nike, ndahen pas 15 vitesh bashkëpunim

Neymar dhe Nike e mbyllin përfundimsht bashkëpunimin mes tyre që zgjat prej 15 vitesh. Lajmi u konfirmua nga vetë kompania e njohur amerikane e veshjeve sportive që nuk dha detaje të tjera në lidhje me këtë zgjidhje të kontratës së sponsorizimit.

Neymar e ‘nënshkroi’ kontratën e parë me Nike kur ishte vetëm 13 vjec dhe luante në kategoritë inferiore me Santosin dhe në 2011 rinovoi me  këtë kompani deri në fund të vitit  2022. Sipas portalit UOL, zgjidhja e kontratës erdhi pas përplasjeve mes futbollistit dhe kompanisë Nike për shkak të vlerës së ofruar nga kjo e fundit që duket se nuk është pëlqyer nga futbollisti.

Për më tepër flitet se Neymar ka nisur bisedimet për kontratë sponsorizimi me kompaninë gjermane Puma, rivale e Nike, por kjo e fundit nuk bëri asnjë koment në lidhje me zërat e shfaqura. Neymar 28 vjecar, për momentin është me pushime në Ibiza ku shkoi pas finales së Ligës së Kampioneve që Paris Saint Germaini e humbi 1-0 ndaj Bayernit të Mynihut.

Sfidanti.al