Gjermani, Robert Lewandowski shpallet futbollisti i vitit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Robert Lewandowski shpallet futbollisti i vitit në Gjermani nga revista e specializuar ‘Kicker’. Sulmuesi polak i Bayernit ishte një ndër protagonistët kryesore të fitores së Tripletës së trofeve nga ana e skuadrës bavareze teksa rezultoi edhe shënuesi më i mirë në të 3 kompeticionet, Bundesligë,  Champions League dhe Kupë të Gjermanisë.

Robert Leëandoëski në këtë sezon shënoi 15 gola në Ligën e Kampioneve, 5 më shumë se talenti i Borussia Dortmund, norvegjezi Erling Haaland, 34 gola i shënoi në Bundesligën gjermane dhe 6 të tjerë në Kupën e Gjermanisë

Sfidanti.al