Nejmar pranë largimit, Çelsi kërkon “yllin” brazilian

Largimi i Lionel Messit nuk pritet të jetë e vetmja lamtumirë “bombë” në radhët e “gjigandëve” francezë të PSG, me brazilianin Nejmar, që mund të nisë një etapë të re të karrierës së tij këtë merkato vere.

Fillimisht, “ylli” brazilian do të vlerësohet nga tekniku Luis Enrike, si nga ana fizike, por edhe psikologjike e në rast “dështimi” në testet e spanjollit, “fantazisti’ do t’i japë “lamtumirën” përfundimtare kampionëve të Ligue 1.

Përsa i përket “aventurës” së re, klubet që kërkojnë shërbimet e Nejmar, sigurisht që nuk janë të pakta, por ato që përballojnë pagën e tij stratosferike, sigurisht që po. Kështu, për shërbimet e “ylli” të “seleçaos” interesohen “blutë” e Çelsea, të cilët janë në pritje të vendimit të brazilianit.

sfidanti.al