Me ndeshjen e parë, të zhvilluar në “Air Albania”, e cila mbaroi me rezultatin e barabartë 1 me 1, mes “bardhebluve” të Tiranës dhe gjeorgjianëve të Dinamo Batumi në fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League, tashmë në ndeshjen e kthimit, djemtë e Orges Shehit do të tentojnë gjithçka për fitore.
Teksa shihet si një përballje tepër e luftua, UEFA i ka dhënë një rëndësis të veçantë, duke ia besuar drejtimin e ndeshjes së kthimit, një arbitri me shumë përvojë, sidomos në elitën e futbollit italian.
Bëhet fjalë për 42-vjeçarin italian, Fabio Mareska, i cli do të shoqërohet nga një treshe arbitrash italianë. Në krahët e fushës do të qëndrojnë Dario Garzelje e Xhorxhio Pereti, ndërsa gjyqtari i 4-rt dotë jetë Mateo Marketi. Ndërkaq, Mareska ka arbitruar shumë ndeshje të nivelit të lartë në Itali e jashtë saj, teksa dhe për polemikat e shumta të shkaktuara në Serie A, siç ishte dhe episodi i fundit me tekniku Hose Murinjo, në përballjen Roma-Milan.
sfidanti.al