Trajneri argjentinas Maurisio Poçetino është pranë postit të trajnerit të Mançester Junajtidit, rezulton nga koeficientët që mbajnë qendrat e basteve në Angli.
Emri i tij, në fakt, po përmendet shpesh që nga fillimi i sezonit, por koeficientet ranë shumë mbas ndeshjes së shkëlqyer të Totenhemit kundër Evertonit (2-6) në fushën e këtij të fundit.
Koeficiente për transferimin eventual të Poçetinos në “Old Trafford” tani është 1,25, gjë që në fakt duket si diçka e pazakontë, pasi klubi i Totenhemit ka theksuar disa herë se trajneri argjentinas i mësipërm nuk është për shitje.
Në garën për trajnerin e ardhshëm të Junajtidit në qendrat e basteve janë edhe: Solskjer – 2,75, Zidane – 5, Edi Haui dhe Masimiliano Alegri – 16, Konte, Simeone dhe Blan – 20…
Sfidanti.al