Në derbin turk; në fushën e Besiktas edhe fotot e tifozëve të vdekur të Fenerbahces

Fenerbahce ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Besiktas për të vendosur posterat prej kartoni të mbi 100 ish futbollistëve, mmenaxherëve dhe tifozëve të vdekur në  shkallët e tribunës në Vodafone Park për ndeshjen derbi me Besiktas që do të luhet ditën e diel

Në këtë ndeshje derby, skuadra e Fenerbahces vjen me moralin jo shumë të lartë pas humbjes së pësuar në fushën e Sivasspor. Besiktas për më tepër ka edhe 6 pikë më shumë në klasifikim dhe stafi e futbollistët e Fenerbahces shohin se rrezikohet kualifikimi i tyre për në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm

Sfidanti.al