Në ‘flluskën’ Orlando ku do të zhvillohet pjesa e mbetur e sezonit duke nisur nga 30 korriku duket se ka nisur një garë ‘spiunimi’ ndaj të gjithë basketbollistëve që nuk respektojnë protokollin anticoronavirus. NBA krijuan një linjë telefonike anonime ku cdo basketbollist mund të denoncojë të gjithë ata që nuk respektojnë rregullat apo nuk mbajnë maskat mbrojtëse në Disney Ëorld të Floridas.
Në 24 orët e fundit ka pasur shumë telefonata dhe nuk kanë munguar paralajmërimet e forta për lojtarë të caktuar dhe një prej tyre ishte edhe Dëight Hoëard. Lojtari i Lakers u denoncua se nuk mbante të mbuluar hundën dhe gojën teksa shëtiste I pashqetësuar në ambientet e brendshme të hotelit. Vetë basketbollisti tregoi gjithcka për gazetarët gjatë një konferencë për shtyp.
Por ka edhe nga ata që e morën me humor këtë nismë të NBA sic është rasti i trajnerit të Los Angeles Clippers, Doc Rivers teksa tha se gjeti mënyrën për të rritur shanset e skuadrës së tij për të fituar titullin e NBA. ‘Kam sinjalizuar për LeBron James-tha Rivers-tani i takon Popovich. Po kërkoj të shënjestroj të gjithë, pasi synimi im është që skuadra ime të jetë e vetmja e plotë ne parketin e lojës’.
Më pas Doc Rivers e ktheu diskutimin e tij në serioz. ‘Nuk po përballemi më një situatë normale-the Rivers-Covid-19 është shume ngjitës, duhet të jemi inteligjentë dhe ta kuptojmë. Duam të bëjmë punën tone dhe të kemi një pikë referimi që mund të jetë një mbështetje’.
Sfidanti.al