Mungon shumë pak për largimin zyrtar të Ralf Rangnick nga Red Bull dhe si pasojë për ardhjen e tij te Milani ku do të ketë shumë pushtet e ku do të nisë rrugëtimin e tij në futbollin italian. Por gjithsesi në këtë histori ka një pengesë milionere që e lidhin ‘profesorin’ me grupin që ka në duar frenat e Leipzig dhe Salzburgut dhe disa zëra po turbullojnë ujërat e qeta të tratativave.
Sipas Sky, Red Bull pretendon një dëmshpërblim ekonomiko-penal prej 7-8 milionë Euro që do të thotë një frenim dhe zgjatje e kohës së mbylljes së bisedimeve. Deri para pak ditësh nuk ishte sinjalizuar asnjë pengesë dhe dialogu mes palëve po ecnin pa asnjë lloj problemi dhe me mirësjellje mes palëve. Por tani dicka është shfaqur edhe pse Milan dhe Rangnick tashmë e kanë zgjedhur njëri-tjetrin dhe nuk kanë ndërmend të mbyllin raportet pikërisht në metrat e fundit.
Për më tepër është edhe aspekti I merkatos së ardhshme të transferimeve që me drejtuesit e fondit Elliot dhe Shefin Ekzekutiv Ivan Gazidis po përgatitet. Flitet, sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’ për të paktën 75 milionë Euro shifër së cilës i shtohet edhe 50% e të ardhurave nga shitjet. Stefano Pioli është në Milanello që po punon mirë si me lojën e skuadrës ashtu edhe me sjelljen, por që nuk do të mjaftojë. Edhe fati i tij është paracaktuar tashmë; do të drejtojë kuqezinjtë drejt Evropës dhe më pas do ta përshëndesë përfundimisht.
Sfidanti.al