Formula 1 në Hungari, Hamilton fluturon në provat e para të lira

Lewis Hamilton shfaqet monstruoz në pistën e Hungaroringut ku do të kërkojë të fitojë për herë të tetë Cmimin e Madh të Hungarisë. Piloti britanik ishte thjesht i pakapshëm në sesionin e parë të provave të lira teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 16 sekonda e 3 të mijtat. Menjëherë pas 35 vjecarit ishte piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas me 86 të mijtat më shumë se Hamilton

Mjaft mirë bënë në këtë sesion edhe dy makinat Racing Point me Sergio Peres që shënoi kohën e tretë më të mirë dhe Lance Stroll të pozicionuar menjëherë pas tij. Ferrari këtë radhë e ka lënë pas Red Bull me Vettel dhe Leclerc të renditur në vendin e 6 dhe të 7, pozicione këtë shumë më të mira se ajo e Max Verstappen.

Sfidanti.al