Roma-Nike, zgjidhet kontrata; e ardhmja e verdhekuqve me Under Armour ?

Lajmi po qarkullonte prej javësh, por mëngjesin e së enjtes u bë zyrtare; Roma zgjidh kontratën me sponsorin teknik ‘Nike’. Klubi verdhekuq do të luajë edhe një sezon me fanelat me logon e kompanisë së njohur amerikane të veshjeve sportive, pastaj do të nënshkruajë me një sponsor të ri, ku Under Armour është në pole position, por Roma është në kontakte edhe me marka të tjera.

Roma dhe Nike kishin lidhur kontratë me njëra tjetrën që nga viti 2013 edhe pse akordi me 4 milionë Euro në sezon duke shtuar dhe bonuset, nuk e kënaqi plotësisht presidentin Pallotta. Por jo vetëm kaq, në akord ishte përfshirë edhe një përqindje variabël ( mes 7.5 dhe 12% në funksion të  të ardhurave efektive neto) nga shitjet e kryera gjatë cdo viti të kontratës  mbi 50% nga cdo produkt I komercializuar dhe që ishin të lidhura me arritjen e objektivave sportive. Akorde që Roma nuk I pëlqeu dhe që sollën edhe zgjidhjen e kontratës.

Sfidanti.al