Juventus, lamtumirë Pogba! Francezi qëndron te Manchester United edhe për 5 vjet

Juventus dhe tifozët e tij duket se i thonë lamtumirë ëndrrës Pogba, i cili ka qenë edhe në shënjestrën e Realit të Madridit dhe prej kohësh është folur për një largim të mundshëm nga Manchesteri. Por situata te Djajtë e Kuq ka ndryshuar kaq shumë sa ka bindur mesfushorin francez që të qëndrojë te Manchester United për të vijuar punën nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer

Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, 27 vjecari është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re 5 vjecare me Manchester United që është edhe skuadra ku është formuar si futbollist. Në këtë situatë të re të krijuar për Pogba, meritën më të madhe padyshim e merr Solskjaer që e bëri pikë referimi të lojës së Manchester United  pavarësisht zërave të merkatos që e rrethonin

Tani, me Manchester United të rikthyer në nivele të larta, me shumë ambicie dhe me një skuadër me lojtarë të rinj e të talentuar në përbërje, Manchester United në fund të sezonit mund të zyrtarizojë rinovimin e kontratës së Pogba që do të ishtë një goditje e fortë në merkaton e shumë klubeve me peshë në Evropë që ishin gati të investonin shifra marramendëse për të.

Sfidanti.al