Karim Benzema nuk është marrë kurrë seriozisht në konsideratë te Reali i Madridit pavarësisht se ka shënuar gjithnjë dhe në cfarëdo mënyre. Sigurisht është e vështirë të pikasësh në një skuadër ku është edhe një farë Cristiano Ronaldo, por në triumfet e fundit të Los Blancos ka lënë gjurmën e tij edhe Karim Benzema. Sulmuesi francez ishte shumë i ri kur u transferua në Madrid dhe gjithnjë i ka garantuar skuadrës merenges një sërë golash duke e tërhequr skuadrën e tij në momente të vështira duke bërë diferencën në fushë. Tani që është thuajse 33 vjec dhe me një palmares ku për fat të keq mungon vetëm Kupa e Botës, Benzema kërkon të kthehet në shtëpi që është pikërisht skuadra e Lyonit.
Këtë e shpjegon ish agjenti i tij, Karim Djaziri në një intervistë për Olympique Lyonnais TV.
‘Ajo që po përjeton sot Benzema te Reali i Madridit është maksimumi për cdo futbollist-tha Djaziri-luan te Reali, vlerësohet shumë nga trajneri, publiku e adhuron. Sot nuk mund të mendohet. Por që kur është larguar nga Lyoni, Karim ka pasur gjithnjë vetëm një dëshirë, të kthehet’.
Por kur do të ndodhë kjo? Kontrata e Benzema me Realin skadon në 2022, por nuk është e thënë që Reali i Madridit në shenjë mirënjohje të mos e bëjë realitet më herët ëndrrën e Benzemasë që është ajo që të sjellë Lyon sërish në Ligën e Kampioneve dhe këtë kërkon ta bëjë përsa kohë do të jetë ende në aktivitet.
‘Karim ka një peng; atë që nuk shkoi shumë larg në Ligën e Kampioneve me Lyonin-vijoi Djaziri-kur u largua Lyoni arriti deri në gjysmëfinale, kur nuk kishte raporte me Mourinhon më thoshte se donte të kthehej te Lyoni dhe unë i thoja që do të bëhej dikushi te Reali. Nëse është akoma në fromë dhe mendon se është koha të bëjë dicka të mirë për Lyonin, do ta bëjë. Përndryshe do ta bëjë në një rol të tjetër, unë e di që e do me të vërtetë këtë’.
Sfidanti.al