Napoli, Villas Boas del hapur: Milik na intereson

Me kontratën në skadencë në qershor të këtij viti, Arek Milik është një prej elementëve më të kërkuar në merkaton e transferimeve të muajit janar dhe mes  klubeve që e duan atë janë edhe Atletico Madrid dhe Marseille. Tani konfirmimi vjen edhe nga vetë trajneri i skuadrës franceze, Andre Villas Boas që në një konferencë shtypi pranoi se skuadra e tij ishte e interesuar për sulmuesin polak, por duke shtuar se ai nuk është opsioni i vetëm dhe se nuk ka diskutime të avancuara me Napolin apo futbollistin.

‘Kemi shumë probleme për atë që nuk arritëm të bënim në sesionin e fundit të merkatos-tha Villas Boas-po ndjekim disa pista për sulmin. Milik nuk është opsioni i vetëm, por mund të jetë më i komplikuari pasi bëhet fjalë për një futbollist të rëndësishëm’

Sigurisht Milik është i rëndësishëm, por pranë largimit nga Napoli, që nëse do të dojë të fitojë të ardhura nga shitja e tij, do të jetë i detyruar që ta shesë që në këtë sesion të merkatos.

‘Do të flasim sërish me Napolin për të parë se cfarë mund të bëjmë në janar-shtoi Villas Boas-treguam se jemi të interesuar, një interes që për fat që keq u zbulua nga media italiane, por nuk ka asnjë tratativë të avancuar as me Napolin e as me futbollistin’.

Sfidanti.al