Pas Alex Sandros, Juventus do të jetë i detyruar të bëjë edhe pa Juan Cuadrado në supersfidën e San Siros kundër Milanit. Ashtu sikurse braziliani, edhe futbollisti kolumbian rezultoi pozitiv me Coronavirus, lajm që u konfirmua nga klubi bardhezi . Cuadrado që është asimptomatik u izolua nga pjesa tjetër e skuadrës
Mungesa e Cuadrados në ndeshjen me Milanin ia komplikon akoma më shumë planet Andrea Pirlos përsa u përket zgjedhjeve në repartin e mbrojtjes. Në këtë pikë, është i sigurt aktivizimi i Danilos në krahun e djathtë, ndërkohë që për të majtën trajnerit bardhezi i duhet të gjejë një zgjidhje për dyshimet e shfaqura kjo edhe në bazë të gjendjes së Chiellinit
Edhe pse nuk përjashtohet mundësia e aplikimit të një skeme me 3 mbrojtës, duket se si titullar në San Siro mund të aktivizohet i riu Frabotta. Akoma më e vështirë, por jo e pamundur është zgjedhja e guximshme si ajo e Bernardeschi.
Sfidanti.al