Ka bërë edhe gabime, por duket se është një hap mbi të tjerët, në mos më tepër. Napoli konfirmoi vendin e parë në Serinë A me fitoren e merituar dhe deri diku të vështirë 3-1 ndaj Torinos në stadiumin “Maradona”. Sulmuesi kamerunas, Anguisa, shënoi dy gola, ndërsa golin e tretë e shënoi Kviça Kvaraskelia. Gjeorgjiani e tregoi edhe një herë talentin e tij të rrallë. Sanabria shënoi golin e vetëm të Torinos që luftoi shumë, ndërsa trajneri i saj, Juriç, u përjashtua për protesta. Napoli ka 20 pikë në 8 ndeshje, me 6 fitore e 2 barazime, dhe golaverazhin 18-6, duke fituar edhe në fushën e Milanit para dy javësh. Torino është në vendin e 9-të me 10 pikë.
Sfidanti.al