Napoli i vë “kapakun e artë” Kulibalit – 150 milionë sterlina!

Tanimë është një sekret publik se Mançester Junajtidi është i interesuar seriozisht për shërbimet e mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kubali. “Djajtë e kuq” me siguri që do t’i shtojnë përpjekjet deri në sezonin veror të transferimeve që ta marrin në radhët e veta mbrojtësin solid të mësipërm, por, megjithatë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentins, nuk do që ta shesë fuftbollistin e vet më të mirë, kështu që i ka vënë atij çmimin që do ta lejojë Kulibalin të shkojë në “Old Trafford”.
De Laurentis do të pranojë ta shesë këtë mbrojtës 27-vjeçar, nëse në adresë të Napolit do të vijë një ofertë më vlerë prej 150 milionë sterlinash, një shumë që, në fakt, është shumë e madhe edhe për çdo klub gjigant.
Në këto kushte ka shumë mundësi që Junajtidi t’i kthejë sytë te belgu Tobi Aldervild i Totenhemit që është pesë herë më i lirë sesa Kulibali dhe ai mund të vijë në “Teatrin e ëndrrave” për vetëm 30 milionë sterlina.
Sfidanti.al