Sekreti i madh i Zidanes: S’isha aq idiot sa të pija nëpër klube!

Rruga e Zinedin Zidanes deri në majën e futbollit të madh nuk ka qenë aspak e lehtë, përkundrazi ka qenë e gjatë e plot sakrifica dhe e mbushur me punë këmbëngulëse. Dhe ky mundim shumë i madh, më në fund, iu shpërblye atij, pasi ai e pati një karrierë të shkëlqyer.
“Unë e kisha të qartë që në fillim se, po të luaja futboll, do të kisha probleme me shkollën dhe prindërit që, më në fund, e kuptuan se ku e kisha mendjen dhe më dhanë leje që t’i përkushtohesha futbollit. Sapo prinderit më dhanë leje, unë u përqëndrova vetëm të futbolli dhe që nga ai moment unë bëja gjithçka që të bëhesha më i miri”, i tha Zidane platformës elektronike “OTRO”, duke vazhduar më tej:
“Unë nuk isha aq idiot sa të shkoja nëpër klube dhe të pija alkool. E dija se duhej të hiqja dorë nga shumë gjëra, se vetëm kështu mund të bëhesha më i mirë dhe t’ua shpërbleja prindërve të mi”.
Sfidanti.al