Palët tashmë janë gjithnjë e më afër; në harkun e pak muajve do të vijë firma në kontratën e re të Ivan Gennaro Gattuso që do të lidhet me Napolin edhe për dy sezone të tjerë. Presidenti i klubit tashmë e ka marrë vendimin e tij që të mos e marrë më në konsideratë hipotezën e përfshirjeje të një penaliteti prej 7 milionë Eurosh në rast se trajneri e ndërpret përpara datës së skadencës kontratën e tij.
Me fjalë të tjera, raporti mes Gattusos dhe Napolit do të vijojë deri në 2023 me trajnerin që do t’i garantohet një pagë prej rreth 2 milionë Eurosh në vit plus bonuset. Ideja e De Laurentiis është që të besojë në një projekt afatgjat që do të lejojë Gattuson që vijojë me idenë e tij në futbollin e luajtur që i ka dhënë mundësi Napolit të arrijë rezultate të shkëlqyera që nga momenti kur zëvendësoi Ancelottin në pankinën napoletane.
Sfidanti.al