Myler kërkon largimin, Interi e observon

Pas humbjeve me Barcelonën dhe Juventusin, te Interi duket se është shtuar ankthi dhe trajneri Konte tani kërkon më shumë garanci për një skuadër më të plotë e për më tepër me lojtarë që të jenë në të njëjtin nivel me ata të formacionit bazë.  Nuk përjashtohet mundësia që Interi të hyjë në merkaton e muajit janar ku mund të tentojë të blejë Tomas Myler.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja gjermane ‘Bild’ sulmuesi 30 vjecar ka kërkuar largumin nga Bajerni I Mynihut gjë që duket se ka ngacmuar interesin e zikaltërve të cilët e konsiderojnë atë si lojtarin që I përshtatet më mirë skuadrës së Interit.

Gjithnjë sipas ‘Bild’, Myler nuk është ndër më të preferuarit e Niko Kovac  duke parë që hapësirat t’I ngushtohen ndjeshëm nga Kutinjo, levandovski e sidomos Gnabri  dhe I kërkoi Bajernit që të lërgohet që në merkaton e muajit janar.

Nëse ai do të largohet nga Bundesliga, destinacioni më I mundshëm I Mylerit është Premier League, ku Mancester Junajtid dhe Arsenali kanë shfaqur interesin për të, por ‘Bild’ thekson se gjatë verës edhe Interi studioi mundësinë për të siguruar shërbimin e Mylerit.

‘Nuk jam aspak I kënaqur-pranoi Myler në një një intervistë për ‘Kicker’-jam 30 vjec, jam I integruar dhe I uritur për fitore. Jam shumë I bindur se mund të ndihmoj skuadrën në fushën e lojës. Një trajneri I kërkohet të marrë vendime të vështira përpara cdo ndeshjeje. Megjithatë, trendi I 5 ndeshjeve të fundit nuk më bën aspak të lumtur. Nëse trajneri më sheh vetëm në rolin e lojtarit rezervë, atëherë është dicka që unë duhet ta mendoj. Jam tepër ambicioz për të pranuar këtë rol’.

Sfidanti.al