E mërkura ishte dita e parë e Stefano Piolit në stolin e Milanit. Trajneri italian firmosi një kontratë 2 vjecare me kuqezinjtë për të bërë më pas edhe prezantimin e tij.
‘Vij me entuziazëm, më kërkoi një nga klubet më prestigjioze në botë dhe jam I bindur se do të bëj një punë shumë të mirë së bashku me klubitn që tregoi se kishte besim te unë-ishin fjalët e Stefano Piolit në konferencën për shtyp me italianin që foli edhe për skepticizmin që u shfaq në momentin kur u përmend emri I tij për stolin e Milanit
‘Kam shumë respekt për tifozët që kanë të drejtë të kritikojnë-vijoi Pioli-Kjo për mua është një stimul më shumë. Do të duhet të punoj në të gjitha drejtimet, në aspektin psikologjik, në disponibilitetin në fushën e lojës dhe për principet që dua t’I transmetoj skuadrës. Këto 10 ditë do të rëndësishme për të përgatitur ndeshjen me Lecen’.
Ndërkaq Pioli nuk e hodhi poshtë punën e ish trajnerit Xhampaolos edhe pse ky I fundit ka ide ndryshe nga të tijat.
‘Marko është një trajner shumë I mirë, por ka ide të tjera nga unë-tha Pioli-duhet të jem I aftë që të transmetoj idetë e mia te lojtarët sa më shpejt të jetë e mundur. Jam I sigurt se nisemi nga një nivel I mirë. Me siguri, marko ka punuar mirë. Do të dioja që skuadra të bënte një lojë që e ndjen pozitive dhe të cilën lojtarët e interpretojnë shumë mirë. Duhet t’u jap atyre kurajon dhe forcën për të nxjerrë në pah të gjitha aftësitë e tyre’.
Pioli përmentdi edhe 3 principet e tij, eksperiencën te Interi dhe kritikat ndaj tij në rrjetet sociale
‘Principet e mia janë idetë, intensiteti dhe joparagjykimet-tha Pioli-nuk jam në rrjetet sociale, nëse gjeni ndonjë profil me emrin tim, nuk jam unë. Cdokush është I lirë të shprehë opinionin e tij. Përsa I përket Interit, nisim cdo gjë nga fillimi. E kaluara është e kaluar. Është si të ngatërrosh një fëmijë 13 vjecar me një person të rritur e të pjekur, pa flokë dhe me mjekër dhe me dëshirë për të bërë mirë. Gjykimet duhet të jenë për atë cfarë do të bëj dhe jo për atë që bëja kur isha fëmijë kur nuk I kisha ende idetë e qarta’.
Sfidanti.al