Murinjo refuzon “ishullin e thesarit”, kush e quan “mister paraja”

Jo gjithnjë paratë janë gjithçka. Zhoze Murinjo refuzoi ofertën më të madhe në historinë e deritanishme të futbollit, duke mos pranuar që të bëhet trajner i Guanzhout kinez.

Trajneri i njohur portugez, në fakt, ka disa kohë që është i paangazhuar, por nuk duket se ai po nxiton që të gjejë ndonjë klub të ri. Klubi kinez, Guanzhou, sikurse spekulohet, i ka ofruar Murinjos 40 milionë euro për sezon.

Thuhet se Murinjo nuk e ka pranuar ofertën e lartpërmendur, pasi ai është shumë i lidhur më familjen e tij që nuk do të shkojë në Kinë.

Në këto kushte, trajneri “special” portugez vazhdon pushimet, në pritje të një ofertë ‘të vërtetë”, ndërkohë që, sikurse thuhet, deri tani ai ka refuzuar Benfikën e Lisbonës, Njukasllin, Romën dhe Selltikun.

Sfidanti.al