Dyshoni që Pogba është i mërzitur? Shikoni sjelljen me Lingardin!

Ndjenjat e tij nuk i fshehu kur doli nga avioni në Perth të Australisë, ku ndodhet me Mançester Junajtidin për një turne parasezonal. Pol Pogba është si një i burgosur luksi, një “skllav” që fiton 15 milionë euro në sezon, sepse zemra e tij i përket dikujt tjetër (pikërisht Realit), dhe nervat e bëra “tel” e dhanqë menjëherë shenjën e tyre.

Mesfushori francez thuajse u sherros me Xhesi Lingardin, ndërsa skuadra po bënte një ecje shkrydhëse pas 19 orësh udhëtimi nga Anglia për në Australi. Nuk dihet se përse u acaruan me njëri-tjetrin, por për një të mërzitur si Pogba mjafton fare pak, po ashtu edhe për shokët e skuadrës, disa prej të cilëve ndoshta nuk e kanë shumë qejf francezin.

Ishte mbrojtësi Viktor Lindelof që mori përsipër rolin e “paqeruajtësit” duke shmangur një konfrontim ndoshta edhe fizik, ndërsa habia e madhe ishte që vetë Mançester Junajtid e postoi videon në faqen zyrtare të klubit në Tuiter. Çfarë do të thotë kjo, transparencë totale (diçka që rrallë ndodh në klubet e futbollit), harresë apo veprim i qëllimshëm për t’i thënë tifozëve “ja sesi sillet Pogbaja”. Tifozët e morën mesazhin, sepse mesazhet e tyre kundër yllit francez ishin të shumtë.

Sfidanti.al