Stadiumi mitik Uembli po shkon drejt shitjes. Federata Angleze e Futbollit ka mbeshtetur kete transaksion dhe kalimin e ketij impianti ne duart e pronarit te Fulham, Shahid Kan, i cili do te investoje 600 milione Paund. Lajmi u publikua nga BBC sipas te cilit Federata e ka pranuar tashme oferten duke menduar se ky investim mund te ndihmoje shume ne intalacionet e komunitetit te futbollit.
Nje zedhenes i ketij institucioni deklaroi se gjithcka do t’i prezantohet edhe Keshillit te Federates Angleze te Futbollit. Tani eshte gjithcka ne duart e 127 anetareve te ketij keshilli dhe vendimi perfundimtar me lidhje me kete ceshtje pritet te merret ne 11 tetor.
Reagimet ndaj ketij lajmi nuk kane munguar dhe i pari qe e dha opinionin e tij per kete ceshtje ishte Geri Nevil qe e perkufizoi kete plan si ‘qesharak’.
Sfidanti.al