Buskets, rinovim me klauzole 500 milione Euro

U lodh ca, por Serxhi Buskets e rinovoi kontraten e tij me Barcelonen. Mesfushori katalanas firmosi kontraten e re me klubin blaugrana deri ne vitin 2023 pas disa muajsh bisedimesh mes agjentit te tij dhe presidentit Bartomeu.

Buskets, tashme 30 vjec konsiderohet nje element shume i rendesishem per Barcelonen, drejtuesit e te cilit vendosen edhe nje klauzole te re te zgjidhjes se kontrates me 500 milione Euro, nderkohe qe ajo e meparshmja ishte 200 milione Euro.

Serxhi Buskets qe debutoi me ekipin e pare te Barcelones kur ne stol ishte Guardiola, ka zhvilluar 490 ndeshje me fanelen blaugrana dhe ka shenuar 13 gola. Kurrikulumi i tij eshte i pasur me.shume trofe dhe deri tani Buskets ka mundur te fitoje 28 te tille, shifer qe eshte vertet per t’u pasur zili.

Sfidanti.al