Milan, rrëfehet Ibrahimovic: Këtu jam si në shtëpi. Champions? Duhet talent e sakrificë

Zlatan Ibrahimovic është kthyer, por është një njeri i ndryshuar . vetë sulmuesi suedez rrëfehet në një intervistë me Massimo Ambrosinin për televizionin Sky.

‘Nëse ndihem ndryshe? Shumë. Përpara 10 viteve isha një lojtar ndryshe-tha Ibrahimovic-10 vjet më parë kthehesha prapa për të marrë topin. Sot nuk e bëj, mendoj se nëse kthehem prapa harxhoj energji dhe nuk jam i dobishëm në sulm.Nuk ishe shumë pozitiv për këtë vit, por të thashë: ‘Mendoj unë’. Ndihesha gjallë me konkurrencën. Dhjetë vjet më parë ishin lojtarë me një tjetër status, me më shumë personalitet dhe karakter. Kishte një tjetër ego. Sot zemërohem njësoj, ndoshta akoma më shumë. Por kam ekuilibër. Nëse shoh se dikush nuk ia del atëherë ndryshoj strategji.’

Ibrahimovic vijon me shpjegimin dhe krahasimet e tij.

‘Njerëzit duhet të jenë vetvetja-vijon Ibrahimovic-kur je i ri je më rock and roll, kurse tani e kuptoj më shumë situatën. Kërkoj shumë, nëse nuk stërvitesh mirë, të them dicka, nuk pranoj pasim të gabuar, e gjithë kjo është edhe sot. Më pas varet nga ty si e merr, si stërvitesh dhe sesi luan. Filozofia ime është kjo, por për brazilianët është ndryshe. Stërviten në mënyrë të qetë dhe pastaj gjatë ndeshjes japin spektakël. Tani më kanë thënë: ‘na trego rrugën dhe ne të ndjekim’’.

Sfidanti.al