Milan mendon për një qëndërsulmues

Sipas raportimeve të medieve italiane, në verë Milani do të tentojë sulmuesin e Lille, Jonathan David. Kanadezi ka kontratë deri në vitin 2025 me klubin francez dhe duke qenë se në verë ai hyn në vitin e fundit të bashkëpunimit, Lille nuk mund të kërkojë më 60 milionë euro, çmim që ia kishte vënë kartonit të David disa muaj më parë. Tani qendërsulmuesi 23-vjeçar vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe që të sigurojë shërbimet e tij, Milanit do i duhet ta paguajë këtë shifër.

sfidanti.al