Milan, Massara: Rinovimet e Donnarummës dhe Calhanoglu? Shpresoj të kemi të reja

‘Rinovimet e Donnarummas dhe Calhanoglu? Nuk ka të reja, shpresojmë t’i marrim shpejt’. Ai që e ka thënë këtë frazë është Drejtori Sportiv i Milanit, Riccardo Massara për Sky përpara ndeshjes që Milani zhvilloi në fushën e Beneventos në Serinë A italiane. Ditët e fundit kuqezinjtë po fliten në zërat e merkatos së transferimeve edhe për një ardhje të mundshme të talentit Simakan dhe Massara foli edhe për këtë futbollist

‘Po verifikojmë nëse kemi mundësi për të kompletuar organikën-tha Massara-nëse do të jenë, ne do të jemi gati. Për momentin nuk ka zhvillime as për të e as për futbollistë të tjerë emrat e të cilëve janë lidhur me atë të Milanit’.

Sfidanti.al