Milan, dëgjo Ibrahimovic cfarë thotë: Kështu e vështirë të qëndroj, Rangnick nuk e njoh

‘Ibra luan për të fituar dicka ose përndryshe rri në shtëpi. Ibra nuk është lojtar për Europa League dhe Milan nuk është klub për Europa League’. Janë këto fjalët e Zlatan Ibrahimovic që e largojnë atë gjithnjë e më shumë nga skuadra kuqezi me suedezin që foli në një intervistë për Sportsweek ku pranoi se një takim me Gazidis është e nevojshme por shtoi se nëse gjërat janë në këtë mënyrë për të është qe vështirë që të qëndroje ndërkohë që foli edhe për Rangnick: ‘Rangnick? Nuk e di kush është-tha ai për trajnerin gjerman

‘Klub pa projekt, nëse qëndroj do të jetë vetëm për pasion-kishte thënë një muaj më parë Ibrahimovic gjatë një përballjeje në Milanello mes skuadrës dhe Gazidis duke shprehur hapur dyshimet për Milanin e së ardhmes.

‘Dua të jem vendimtar në fushë, nuk dua të jem maskotë. Më vjen keq për tifozët, por mund të ndodhë që të mos më shohin më drejtpërdrejt-tha Ibra pas fitores kundër Juventus, ndërkohë që tani ai bëri një tjetër deklaratë që përshkruan arsyet e lamtumirës së tij nga Milani.

‘Më thanë se të lija futbollin në SHBA ishte shumë e lehtë. Atëherë u ktheva te Milani-tha Ibra-por Covidi pezulloi gjithcka dhe fillova të mendoj se është dicka që më pengon të ndalem. Për fat rifilluam. Pata edhe problemin në pulpë,por unë dy ditë më pas thashë që jam gati, por më frenuan’.

Ibra iu kthye sërish përballjes me Gazidis dhe vijon tregimin e tij

‘Fola në emrin tim dhe të skuadrës, ishte një konfrontim i nevojshëm-vijoi Ibrahimovic-nuk kishte ligësi nga ana ime. Por është e nevojshme që të kem shpjegimet për të ardhmen time dhe atë të Milanit. Thashë që Milani nuk është Milani im i madh, kjo është e vërtetë,por duhet të bëjmë më të mirën e mundshme edhe në këtë situatë. Deri në fund Ibra është aty. Duhet të jem përndryshe humbet tifozët’

Sfidanti.al