#Messi767, Barcelona feston rekordin e yllit argjentinas

Talent i pastër, unik, më i miri, spektakolar, legjendë, magjil, gjeni. Janë këto disa nga fjalët me të cilat ish futbollistë dhe lojtarët aktualë të Barcelonës i përdorën për të uruar Messin pëer rekordin e ri të regjistruar në karrierën e tij. Duke zbritur në fushë ndaj Huescas ku shënoi edhe 2 gola, Messi barazoi një simbol të klubit katalanas si Xavi Hernandez me 767 ndeshje të zhvilluara  me fanelën me ngjyrat blaugrana.

Vetë klubi i Barcelonës nëpërmjet një videoje  që zgjat 1 minutë e gjysmë të publikuar në rrjetet sociale, vendosi te festojë këtë arritje të yllit argjentinas. Në video shfaqen ish lojtarë dhe futbollistët aktualë të Barcelonës që shprehën fjalë të vlerësimit maksimal dhe ajo mbyllet me verdiktin e vetë Xavit: ‘Dhe historia vazhdon…’

Sfidanti.al