Donny Van de Beek nuk duron më, kërkon largimin nga Manchester United

Kanë kaluar 6 muaj që nga momenti kur Manchester United bleu Donny Van de Beek nga Ajaxi për 39 milionë Euro. Mesfushori 23 vjecar holandez nënshkroi me Djajtë e Kuq një kontratë 4 vjecare deri në 2025 dhe u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë të Manchester United në merkaton e  verës së kaluar.

Por, kur kanë mbetur edhe disa vjet  nga mbyllja e kontratës së tij, sipas Daily Star, Van De Beek ka kërkuar largimin nga Old Trafford për shkak të mosaktivizimit të shpeshtë në pjesën e parë të sezonit në Premier League. Ole Gunnar Solskjaer duket se nuk ishte në gjendje që t’i gjendte një vend në skuadër me Van de Beek që në kampionatin anglez ka qenë titullar vetëm në 2 ndeshje, në njërën prej të cilave u zëvendësua në fundin e pjesës së parë dhe deri tani ka vetëm 1000 minuta në këmbët e tij në të gjitha kompeticionet.

Një rendiment ky që është larg nga  ai që pritej nga një futbollist që bëri të gjithë Evropën për vete kur luante përkrah Frankie De Jong te Ajaxi me të cilin arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve në vitin 2018 dhe që sipas agjentit të tij i kishte gati të gjithë dokumentacionin për kalimin te Reali në 2019. Por pandemia  bëri që të dështonte ky transferim I tij te Los Blancos dhe Van de Beek kaloi te Manchester United.

Sfidanti.al