Barcelona dhe bonusi që duhet të japë për grumbullimin e Pedrit me Spanjën

Ditën e hënë, Luis Enrique publikoi listën e të grumbulluarve për ndeshjet e këtij fund muaji dhe një ndër risitë e tij ishte grumbullimi i Pedrit me ‘La Roja’. Talenti i Barcelonës do të ketë mundësi që të bëjë debutimin e tij në ndeshjet me Greqinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën në kualifikueset e Botërorit të vitit 2022.

Fakti që Pedri u grumbullua me Kombëtaren A të Spanjës bëri që te Las Palmas të fërkojnë duart. Kjo për faktin se Barcelona do të duhet t’i japë 1 milion Euro klubit nga Ishujt Kanarie si pjesë e marrëveshjes së arritur për kalimin e Pedrit në Camp Nou në verën e vitit 2020. Pedri, 18 vjec, luajti vetëm 2 vjet me të rinjtë e Las Palmas dhe tani është titullar i padiskutueshëm te skuadra e parë e Barcelonës dhe tani edhe pjesë e Kombëtares spanjolle.

Sfidanti.al