Zidani nuk pyeti as për Sergio Ramosin kur e zëvendësoi!

Kapiteni e tregoi edhe një herë se përse është ai që është, dhe sesa i rëndësishëm mbetet për Realin. Sergio Ramos u kthye për herë të parë në ekip në ndeshjen ndaj Atalanës pas shumë kohësh dëmtimi, por u duk sikur nuk kishte munguar kurrë. Gjithsesi, në minutën e 64-ët, trajneri Zinedin Zidan vendosi ta zëvendësonte qendërmbrojtësin, që katër minuta më herët kishte shënuar me penallti.

I dëshiruar për të luajtur më shumë, Ramosi i kërkoi trajnerit vetëm 10 minuta më shumë në fushë, diçka që nuk kishte asnjë kuptim tjetër përveç faktit se ai ishte i tërhequr nga loja dhe nuk donte të largohej nga fusha. Gjithsesi, Zidani nuk hoqi dorë nga e vetja dhe zëvendësimi u krye duke hyrë në fushë Militao. Me shumë gjasë, zëvendësimi rreth minutave 60-65 duhej të ishte dakordësuar që më parë, pasi Militao doli më herët për të bërë nxemjen. Trajneri francez nuk deshi të rrezikonte me fizikun e Ramosit pasi ai mund të pësonte ndonjë dëmtim pas kaq kohe pa luajtur. Ai e tregoi veten me autoritetin e duhur, por edhe kapiteni nuk protesoi kur doli nga fusha.

Sfidanti.al