Një trajner e di shumë mirë se kur duhet të përdorë ëmbëlsinë dhe kur zemërimin ndaj skudrës së tij, sidomos një personalitet i njohur si Pep Guardiola. Bëhet fjalë për një trajner që është mësuar të fitojë, i aftë që ta bëjë këtë duke i motivuar futbollistët e tij në disa mënyra. Këtë radhë katalanasi vendosi për një qasje më pak ortodokse. Ndërsa në këtë moment të gjithë i thurin elozhe skuadrës së tij, Guardiola bën provokimin teksa thotë: ‘Është skuadra më e dobët që kam stërvitur’
Tabloidi Mirror publikon disa deklarata të Guardiolës. ‘Për momentin është skuadra më e dobët me të cilën kam punuar në krahasim me skuadrat e mëparshme-tha tekniku 50 vjecar-të tjerat kanë fituar shumë, kurse kjo asgjë’
Sigurisht që me këtë deklaratë, Guardiola provokon futbollistët e tinj në mënyrë që ata të mos flenë mbi dafina dhe të mos mendojnë që sezoni u mbyll përpara kohe. E gjithë kjo sepse i gjithë opinion sportiv po flet për Citizens teksa e përkufizon si skuadra e rekordeve, por Guardiola thotë se për momentin bilanci I sezonit kujton frazën murinjiane ‘zeru tituli’. Por Manchester City është i pari në kampionat në një sezon jo perfekte dhe falë hapave falsë të rivaleve të tjera, gara për titullin duket gjithnjë e më e hapur për një konkurent; Guardiola.
Por 50 vjecari më pas kërkon t’i hedhë ujë zjarrit. ‘Vlerësohemi në bazë të rezultateve, për sukseset, për trofetë që fitojmë, sidomos për ata jashtë vendit-shtoi Guardiola-skuadrat e mia të mëparshme kanë fituar, kjo duhet ende të tentojë fitoren’.
Sfidanti.al