Në fund të këtij muaji nisin kualifikueset e Botërorit 2022 dhe trajnerët e skuadrave kombëtare kanë nisur të publikojnë listat e futbollistëve të grumbulluar. Portugalia nuk bën përjashtim me Fernando Santos që ka bërë të fditur emrat e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e skuadrës kampione të Evropës dhe padyshim mes tyre figuron emri i kapitenit të skuadrës luzitane, Cristiano Ronaldo.
Portugalia do të nisë këtë fushatë të kualifikueseve në 24 mars me sfidën ndaj Azerbajxhanit në Allianz Stadium të Torinos, më pas në 27 mars do të luajë me Serbinë, ndërsa në 30 shtator do të përballet me Luksemburgun.
Sfidanti.al