Marcelo mund të vijojë karrierën e tij te Inter Miami në Major League Soccer. Lajmi bëhet i ditur nga ‘France Football’ sipas së cilës, braziliani që e ka humbur tashmë protagonizmin te Reali i Madridit mund të nënshkruajë kontratën e tij të fundit si futbollist profesionist në SHBA.
Marcelo ka qenë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Realit të Madridit në dekadën e fundit, por rendimenti i tij ka rënë ndjeshëm në sezoner e fundit dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg kryeqytetit spanjoll edhe pse kontrata e tij me Los Blancos skadon në verën e vitit 2022.
Reali mund ta nxjerrë në merkato brazilianin në verën e këtij viti dhe një prej klubet e interesuara për mbrojtësin e majtë është edhe Juventusi. Në këtë sezon, Marceloka luajtur në 8 ndeshje të La Ligës, dhe David Beckham kërkon ta marrë te Inter Miami për të zgjeruar projektin e tij bashkë me Cristiano Ronaldon.
Sfidanti.al