Barcelona me një fat të madh shpëtoi nga humbja në stadiumin e Vilarealit që udhëhiqte 4-2 deri pak kohë para përfundimit të ndeshjes, më saktë deri në min. e 90-të, kur Lionel Mesi shënoi një gol fantastik nga një goditje e lirë dhe katër minuta më vonë barazoi Luis Suarezi, duke e bërë rezultatin 4-4.
Mesi ka shënuar nga goditjet e lira në tri ndeshjet e fundit, duke treguar se ai është një specialist i madh i tyre dhe se madje më lehtë ai shënon nga goditjet e lira sesa nga pika e bardhë e penalltisë!
Por, sidoqftë, ajo që është e pazakontë, është se e njëjta skenë ka ndodur me Vilarealin edhe para dy vitesh.
Pikërisht, Mesi shënoi një gol identik fiks para dy vitesh në të njëjtin stadium, kundër të njëjtit ekip dhe në të njëjtën minutë. Me të vërtetë diçka e pazakontë, një mrekulli e vërtetë!
Sfidanti.al