Futbollisti i Vilarealit, Samuel Çukvueze në ndeshjen kundër Barcelonës (4-4) i entuziazmoi edhe një herë tjetër tifozët e futbollit. Ky i ri 19-vjeçar shënoi një gol dhe dha një pasim goli në ndeshjen në fjalë, ndërkohë që i habiti të gjithë dhe i “luajti mendsh” mbrojtësit e ekipit katalonjas me shpejtësinë dhe teknikën e tij.
Vilareali e bleu këtë futbollist të ri, duke paguar 500 000 euro, kur ai ishte 17 vjeç dhe vetëm mbas gjashtë muajsh klubi i ofroi atij një kontratë, ku klauzola e shitblerjes së tij u përcaktua në 40 milionë euro, sepse u konstatua se ai po zhvillohej shumë shpejt si futbollist.
Fjala është për një lojtar që luan si sulmues anësor, që ka lindur në Nigeri dhe që ndërkohë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdhenj evropianë.
Pak kohë më parë, Çukvueze debutoi më përfaqësuesen e Nigerisë, ndërkohë që gjatë këtij sezoni në La Liga ai ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy pasime goli në 19 ndeshje që ka luajtur. Sidoqoftë, duke pasur parasysh talentin e tij të madh, vështirë se Vilareali do të mund ta mbajë këtë futbollist të ri për një kohë të gjatë.
Sfidanti.al