Alegri nuk largohet: Shpresoj që të jem Fergusoni i Juventusit

Masimiliano Alegri fashit zërat që e shohin atë të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’, trajneri i Zonjës së vjetëe zbuloi disa tema për të cilat është folur në librin e tij që shumë shpejt do të dalë në libraritë italiane.

‘Shpresoj që të jem Fergusoni i Juventusit-tha Allegriështë dikush që kërkon ta bëjë futbollin më të vështirë dhe që më bën të luj mendsh. A e kam më shumë me kolegët apo komentatorët? Nuk e kam kapur me asnjë, them vetëm se komplikohet ajo që është një situatë e thjeshtë.Unë po tregoj eksperiencën time jetësore që nga koha kur isha fëmijë e deri tani, eksperiencën time në botën e futbollit, soi lojtar apo si trajner. Shpresoj që e gjithë kjo të ndihmojë dikë, jo vetëm për futbollin por edhe në rang menaxherësh’

Alegri foli edhe për finalen e Ligës së Kampioneve të humbur në Kardif duke folur për defektet e skuadrës së ttij
‘Vetëkënaqësia dhe mendjemadhësia të bëjnë që të shkëputesh nga realiteti dhe nuk të japin mundësi që të sulmosh dhe të dëmtosh pikat e forta të kundërshtarit-vijoi Alegri-ne finalen me Realin e Madridit kishim optimizëm dhe siguri të tepruar’.

sfidanti.al