Messi-Barcelona është një histori dashurie e përjetshme që shumë shpejt mund të bëhet realitet. Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu në një intervistë për ESPN ku foli edhe për tema të tjera.
‘Ne duam që Messi të rinovojë, është ende i ri dhe ka edhe dy vjet kontratë me ne-tha Bartomeu-ka ende shumë sezoner përpara dhe në muajt në vazhdim do të ulemi e të flasim me të në mënyrë që ai të qëndrojë në Camp Nou edhe për shumë vjet të tjerë. Messi bën diferencën në fushë në cdo ndeshje duke qenë futbollisti më i mirë në botë dhe këtë po e tregon në cdo sezon. Ai është futbollisti i një klubi të vetëm dhe raportet e tij me Barcelonën janë të përjetshme, është si Pele që ka luajtur gjithnjë te Santos dhe Messin e dua gjithnjë te Barcelona një fushë ose në aspekte të tjera të lidhura me klubin’.
Por Bartomeu e di shumë mirë që Messi herët a vonë do të varë këpucët në gozhdë kështu që Barcelonës i duhet të përgatitet edhe për epokën post-Messi.
‘Po punojmë për të ardhmen sepse Messi është lideri ynë-vijoi Bartomeu-është lojtari më i mirë në botë, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ndoshta pas 3, 4 ose 5 viteve ai do të lërë futbiollin e luajtur dhe duhet të përgatitemi. Për këtë arsye po marrim futbollistë të rinj në moshë dhe të talentuar si Lenglet, Dembele, Artur, De Jong, Ter Shtegen që do të vazhdojnë të jenë me ne edhe pas epokës Messi’.
Duke qëndruar në këtë pikë, rishfaqet interesi për De Ligt, optimizmi për të cilin sipas Mundo Deportivos, në ambientet blaugrana është shumë i madh dhe operacioni i transferimit të tij në Cam Nou me Ajaksin tashmë ka nisur.
sfidanti.al