Mesi në “heshtje” e arriti Ronaldon, megjithëse ka 97 ndeshje më pak

Fundjavën e kaluar u luajtën disa ndeshje eksituese në ligat evropiane më të forta. Barcelona mundi 2-0 Zhironën, duke ruajtur vendin e parë në La Liga dhe në listën e golashënuesve e shënoi përsëri emrin e vet Lionel Mesi që tani ka një gol më pak se Kristiano Ronaldo, kur është fjala për golat që ka shënuar secili prej tyre në nivel klubi.
Në fakt, Mesi e barazoi rekordin e Ronaldos vetëm për disa orë, pasi ylli portugez shënoi nga “pika e bardhë” dhe përsëri doli një gol sipër asit argjentinas. Sidoqoftë, duhet të vihet në dukje se Ronaldo ka zhvilluar 97 ndeshje më shumë se Mesi, kur është fjala për ndeshje klubesh.
Mesi ka shënuar 589 gola në 694 ndeshje, ndërsa Ronaldo – 590 gola, por në 791 ndeshje që ai ka zhvilluar me bluzat Sportingut, Mançester Junajtidit, Realit të Madridit dhe Juventusit. Kurse Mesi të gjitha golat i ka shënuar, duke mbajtur veshur vetëm një bluzë – atë të Barcelonës.
Sfidanti.al