Po bëhen gjithnjë e më të zëshme spekulimet lidhur me të ardhmen e Zhoze Murinjos që, pavarësisht nga shkarkimi i tij i fundit si “timonier” i Mançester Junajtidit, mbetet një nga trajnerët më të mirë të botës.
Opsioni i parë, për të cilin po flitet më shumë kohët e fundit, është pozita e trajnerit te Bajerni i Mynihut, ku momentalisht po qëndron ulur trajneri kroat Niko Kovaç. Thuhet se klubi bavarez i ka ofruar Murinjos vendin e trajnerit të Bajernit, por se ky trajner portugez e ka refuzuar ofertën, sepse nuk do që të marrë ekip në mes të sezonit.
Është pothuajse e sigurt se klubi bavarez në fund të sezonit nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin me Kovaçin, kështu që ardhja e “Specialit” këtë verë është një skenar realist.
Media shkruan se destinacionet e ardhshëm të Zhoze Murinjos do të jenë Gjermania ose Italia ose Spanja ose ndoshta edhe Franca.
Sfidanti.al