Frenki De Lighti do te Barcelona, Rajola i “injekton” … Juventusin

Barcelona siguroi shërbimet e futbollistit të ri holandez, Frenki De Jong, ndërkohë që verën e ardhshme synon të sjellë edhe një lojtar tjetër të Ajaksit të Amsterdamit, Matias de Light, që gjithashtu është i ri dhe i talentuar. Agjenti i tij, Mino Rajola, do që ta çojë atë te Juventusi, duke konsideruar se mjedisi i këtij klubi torinez do të jetë më i përshtatshëm për të, sepse ai do të mësojë më shumë, nëse do të ketë në krah Xhorxhio Kielinin dhe Leonardo Bonuçin.
Gazeta “Mundo Deportivo” shkruan se, sido që të jetë, Muno Rajola ka fjalën e fundit dhe se futbollistët gjithnjë i dëgjojnë këshillat e tij. Sidoqoftë, dihet se Barcelona nuk ka marrëdhënie të mira me Rajolën, qëkur Zllatan Ibrahimoviçi u largua nga “Kamp Nou”.
Barcelona dhe Juventusi janë gati që të paguajnë 50 milionë euro për firmën e De Lightit, kështu që pritet të shihet se cilin ekip do të zgjedhë ky futbollist holandez.
Sfidanti.al