Real i zemëruar… do t’u tregojë derën “exit” gjashtë lojtarëve!

Reali i Madridit ka në plan që të bëjë një rikonstruksion në shkallë të gjerë më nxehtë” në “Santiago Bernabe”. Megjithëse ende nuk dihet se kush do ta drejtojë sezonin e ardhshën ekipin “mbretëror”, një gjë është e sigurt se nga ai do të largohen gjashtë lojtarë.

Portieri Kejlor Navas, megjithëse e vazhdoi kontratën, me siguri që do të shitet verën e ardhshme, ndërkohë që në klub do të kthehet portieri i ri, Andrej Llunin, që është dhënë hua te Leganesi. Mbas 12 vitesh, është pothuajse e sigurt se do të largohet edhe Marselo, ka shumë mundësi për te Juventusi. Në ekip, sezonin e ardhshëm me siguri që nuk do të ketë vend as për Luka Vaskesin dhe Valjehon. Ka shumë mundësi që Reali të shesë edhe Sebaljosin, me synimin që t’i hapë vend një mesfushori të ri. Sidoqoftë, lajmet më të fundit thonë se Luka Modriçi do të qëndrojë në “Bernabe”.

Nuk dihet e ardhmja e Iskos, pasi fati i tij do të varet nga fakti se kush do të jetë trajner sezonin e ardhshëm, por, sidoqoftë, ka shenja se Reali do të shesë edhe këtë futbollit. Në derën “exit” të “Bernabeut” ndodhet edhe sulmuesi uellsian Garet Bejl, por klubi madridas, tani për tani, kërkon për të jo më pak se 100 milionë euro.
Sfidanti.al