Mesi harron Nejmarin: Pa të, Barcelona skuadër më e ekuilibruar

Largimi i Nejmar gjatë verës trishtoi jashtë mase tifozët e Barcelonës, por i bëri mirë skuadrës që në këtë sezon është shumë më e ekuilibruar. Këtë e thonë shifrat, por edhe Lionel Mesi me argjentinasin që duket se e ka harruar totalisht sulmuesin brazilian.

‘Largimi i Nejmar solli një ndryshim të madh në mënyrën e lojës sonë-tha Mesi në një intervistë për ‘Ëorld Soccer’-kemi humbur shumë në lojën sulmuesi, por jemi përmirësuar në mbrojtje, ndërkohë që jemi të vendosur mirë edhe në mesfushë. Kemi më shumë ekuilibër dhe kjo na lejon të jemi më të fortë në mbrojtje’.

Një nga interpretuesit më të mirë të lojës në Barcelonën aktuale është Samuel Umtiti, rendimenti i të cilit i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

‘Umtiti stërvitet ashtu sikurse luan, nuk kursehet në asnjë moment-vijoi Mesi-në të njëjtën kohë ai është edhe një person shumë i mirë. Nuk dija shumë për të përpara se të bashkohej me ne, por duke e parë në stërvitje, nuk habitem me paraqitjet e tij në fushën e lojës’.

Muajin tjetër rikthehet Liga e Kampioneve dhe Barcelonën e pret një duel i fortë me Chelsean dhe rruga deri në finalen e Kievit është shumë e gjatë.

‘Rivalët kryesorë? Mançester Siti është një prej skuadrave më të forta në këtë moment-tha Mesi-kjo vlen edhe për Paris Sën Zhermen dhe nuk përjashtoj as Realin e Madridit nga pretendentët pasi ka lojtarët më cilësorë dhe eksperiencën e nevojshm. Është edhe Bajerni i Mynihut që do të luftojë deri në fund’

duke u kthyer tek Reali i madridit, Mesi tha se ‘Los Blancos’ do të jenë në gjendje që të kapërcejnë vështirësitë pasi e kanë bërë këtë edhe herë të tjera. Dhe në fund një batutë për raportet me Kristiano Ronaldon.

‘Nuk e di nëse unë e Ronaldo do të bëhemi miq. Miqësia krijohet duke kaluar kohë së bashkui, kurse ne takohemi vetëm në ceremonitë e dhënieve të cmimeve; janë të vetmet raste kur bisedojmë me njëri-tjetrin. mes nesh gjithcka shkon mirë, por jetët tona nuk ndërthuren shumë-përfundoi intervistën e tij Mesi.

sfidanti.al