Federata Amerikane e Gjimnastikës i është përgjigjur thirrjes së bërë nga Komiteti Olimpik Amerikan për dorëheqjen e të gjithë anëtarëve të bordit drejtues të saj. Vetë drejtuesit e USOC në letrën e drejtuar në zyrat e kësaj Fedeërate morën përsipër përgjegjësinë e këtij skandali që pushtoi biotën e gjimnastikës duke u kërkuar ndjesë viktimave të abuzimit seksual të Lerri Nasar i cili u dënua me 175 vjet burg.
Në letren e Komitetit Olimpik theksohej se Federatës Së Gjimnastikës do t’i hiqej çertifikata nëse nuk dorëhiqeshin të gjithë anëtarët e bordit drejtues të saj, kërcënim që pati efektin e pritur. Mësohet se më parë kishin dhënë dorëheqjen nga posti i tyre presidenti Pol Parila dhe dy drejtues të tjerë të lartë.
sfidanti.al