Florentino Perez, dëgjoje Kristiano Ronaldon: Nuk largohem nga Reali i Madridit

Kristiano Ronaldo i jep një mesazh të qartë presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez në lidhje me të ardhmen e tij tek skuadra spanjolle. Sulmuesi portugez nuk ka ndërmend të largohet nga kampionët e Spanjës dhe të Evropës, edhe pse së fundmi është folur për largimin e tij nga ‘Los Blancos’. Madje u arrit deri aty sa në media të flitej për idenë e Florentino Perez për një shkëmbim mes Ronaldos dhe Nejmarit nga paris Sën Zhermen.

‘ E dua këtë klub dhe dua të qëndroj këtu-u shpreh Kristiano Ronaldo-e adhuroj jetën në Madrid, më pëlqen klima, njerëzit, e për më tepër Portugalia është shumë afër. Madridi është qyteti im që nga viti 2009’.

sfidanti.al