Mesi – golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampioneve – 12 gola

Me fitoren 2-0 të Liverpulit në Madrid kundër Totenhemit në finalen e Ligës së Kampioneve (LK), kjo e fundit e uli siparin e këtij sezoni. Argjentinasi Lionel Mesi me 12 golat e tij është golashënuesi më i mirë i këtij edicioni të LK-së, ndërkohë që në vend të dytë doli sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Robert Levandovski, me tetë gola.

Më poshtë vijon lista e golashënuesve të këtij sezoni të LK-së:

  1. Lionel Mesi (Barcelona) – 12 gola
  2. Robert Levandovski (Bajern) – 8
  3. Serhio Aguero (Mançester Siti) – 6
  4. Kristiano Ronaldo (Juventus) – 6
  5. Musa Marega (Porto) – 6
  6. Dushan Tadiç (Ajaks) – 6

Sezoni i ardhshëm i LK-se do të fillojë në korrik dhe finalja e saj do të luhet në stadiumin “Kemal Ataturk” të Stambollit, më 30 maj 2020.

Sfidanti.al