Mosha është 28-vjeçare, pra është mundësia e fundit. Eden Hazar po shkon tek Reali, fiks në vërsën kur Mishel Platinia braktisi Francën për Juventusin, dhe shpreson të ketë sukses po aq sa legjenda franceze. Në Madrid, duket se për të do të kenë të njëjtin respekt si italianët për legjendën franceze, sepse do t’i japin një numër të lavdishëm, pikërisht 7-ën.
Është fanela e hequr nga Kristiano Ronaldo, autor i 450 golave me madrilenët, bluzë që më parë e ka veshur edhe Raul Gonzales. Tifozët besojnë se Hazar do të jetë në lartësinë e detyrës, edhe pse pak pritet që ai të shënojë me ritmin e portugezit. Në fund të fundit, Reali i Zidanit ka nevojë për lojë dhe belgu mund t’ia sigurojë. Mendohet që presidenti Perez të paguajë 113 milionë euro për kartonin, si dhe 17 milionë euro rrogë në vit.
Sfidanti.al