Mes polemikave, emri i Zhorxhinjos në listen e Italisë kundër Suedisë

Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Xhampiero Ventura, publikoi, dje, listën e lojtarëve, te të cilët ai do të mbështetet në dy ndeshjet play off me Suedinë në kuadrin e Kupës së Botës Rusi 2018. I vetmi emër i ri është ai i Zhorzhinjos të Napolit, futbollist brazilian me pashaportë italiane, për të cilin janë zhvilluar debate të mëdha, nëse ai e meriton ose jo që të luajë në ekipin përfaqësues italian.

Ndeshja e parë mes Italisë dhe Suedisë do të luhet në Stokholm, më 10 nëntor, ndërsa ajo e kthimit, tri ditë më vonë, në Milano.

Portierë: Bufon, Donaruma, Perin

Mbrojtës: Kielini, Bonuçi, Astori, Barsalji, D’Ambrozio, Darmian, Rugani, Spinacola, Sapakosta

Mesfushorë: Bernardeski, Kandreva, De Rosi, El Sharavi, Florenci, Galardini, Insinje, Zhorzhinjo, Parolo, Verati

Sulmues: Sasa, Beloti, Eder, Imobile, Gabiadini.

Sfidanti.al