Respekt Roxhersit, trajner pa asnjë humbje në 63 ndeshje në fushën e vet

Selltiku i Glasgout vazhdon që “t’i shkelë” ekipet e tjerë, anekënd Skocisë, dhe, mbas 12 ndeshjesh të kampionatit kryesor të vendit, ai është i vetmi ekip që nuk e ka provuar ende shijën e humbjes. Dje, “të gjelbërit”  nga Glasgoi fituan bindshëm 0-4, jashtë, ndaj Sent Xhonsonit, duke arritur fitoren e nëntë në këtë sezon, dhe një meritë kryesore për situatën, në të cilën ndodhet aktualisht Selltiku, ka sigurisht trajneri Brendan Roxhers.

Pikërisht, ky ish-trajner i Liverpulit, me fitoren e re, arriti shifrën 63 ndeshje pa u mundur në fushën e vet që bën atë të vetmin trajner në të gjithë Britaninë e Madhe me këtë arritje. Interesant është fakti se Roxhersi “rrëzoi nga froni” trajnerin legjendar Uili Valej, gjithashtu, të Selltikut, që nuk ishte mundur në 62 ndeshje para fiks 100 vitesh, më saktë në sezonin 1916/1917, kur Selltiku dominonte anekënd Britanisë.

Sfidanti.al